MaqedoniTop Lajme

Mjeku shqiptar letër Vuçiçit: Më lejoni t’i bashkangjitem stafit mjekësor dhe të ndihmoj popullin serb

Shpërndaje

Mjeku nga Tearca e Tetovës, Abdulxhelal Esati ka bërë një thirrje të veçantë drejtuar presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç. 67-vjeçari i është drejtuar me një letër Vuçiçit, duke i kërkuar që t’i bashkangjitet stafit mjekësor në një zonë malore, për të ndihmuar qytetarët serbë.

“Doktor Xheki”, ashtu si i referohen mediat serbe, ka treguar për Kurir.rs. se ai i detyrohet Serbisë shumë për zhvillimin e karrierës së tij, socializimin dhe se i ka dalë në ndihmë për gjithçka në jetë. “Doktor Xheki” është shprehur i gatshëm të shërbejë edhe në ndonjë vend malor, me qëllimin e vetëm për t’i ndihmuar serbët.

Kuriri serb në një shkrim për këtë rast ka publikuar edhe një fletë-anëtarësim të Abdulxhelal Esatit në Bashkësinë (Shoqatën) serbe të Maqedonisë. Esati ka shërbyer si anesteziolog në Spitalin e Tetovës për shumë kohë, deri në pensionimin e tij.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në portalin Kurir.rs KËTU.