Nga ora 12:00 mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së, vendoset për “fatin” e Vjosa Osmanit
Gjatë ditës së sotme, gjegjësisht nga ora 12:00, pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kështu kanë konfirmuar për Gazeta Blic burime brenda kësaj partie.
Sipas këtij, burimi në këtë mbledhje pritet që të vendoset nëse LDK do jetë unike në lidhje me qëndrimin në seancë kur Vjosa Osmani pritet të votohet për president.
“Nga ora 12:00 pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së, ku do të diskutohet për zgjedhjen e presidentit, gjegjësisht për qëndrimin në seancë kur pritet të votohet Vjosa Osmani presidente”, tha ky burim.
Ndërkohë, siç merr vesh Gazeta Blic aktualisht janë të paktën tre deputetë të LDK-së që po e kundërshtojnë zgjedhjen e Vjosa Osmanit president, në krye me Agim Veliun. Pos ish- kryetarit të Podujevës, kundër qëndrimit në seancë kur votohet Osmani për president janë edhe deputeti Driton Selmanaj dhe ish- kryeministri Avdullah Hoti.
Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri është ai i cili po mundohet që ta bind Agim Veliun që LDK të jetë unike në lidhje me këtë çështje.
Gazeta Blic ka provuar që të marrë deklaratë nga Haziri e Veliu në lidhje me këtë takim, por asnjëri prej tyre nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.
Për këtë, madje ai mbrëmë ka pasur një takim “kokë me kokë”, në një nga restaurantet e kryeqytetit.
Gazeta Blic edhe dje ka raportuar se ky takim do të jetë shumë i rëndësishëm për qëndrimin e LDK-së në lidhje me ditën e votimit të Vjosa Osmanit për president.