Nuk lejohet hapja e salloneve të dasmave në Maqedoni
Mbështetja për hotelierët që tëcilët organizojnë dasma do të vazhdojë, mirëpo për Qeverinë është e papranueshme që të sjell vendime në kundërshtim me ato të cilat i ka propozuar Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe këto restorante mbeten të mbyllura”, deklaruan ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe zëvendës ministri i shëndetësisë Ilir Hasani.
Bekteshi më tej tha se objektet hotelierike punojnë deri në orën 21:00 dhe se për ata nuk ka masa restriktive. Ai më tej shtoi se restorantet të cilat organizojnë dasma, në përputhje me propozimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse janë të mbyllura. Qeveria do të mbështesë në mënyrë plotësuese në rast se ka restrikcione të reja”, tha më tej Bekteshi.
Qeveria shëndetin e ka vendosur mbi të gjitha. Unë nuk do të ndiheshi rehat në rast se jam i pranishëm me një dasëm në të cilën 300 persona marrin pjesë. Do të mbetem në këtë qëndrim dhe do të respektoj mendimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse”, u shpreh Hasani.