Showbiz

Pas infektimit me Covid-19, kjo është gjendja e Cimës

Shpërndaje

Aktori i njohur i humorit, Rasim Thaçi-Cima ditë më parë u infektua me virusin Covid-19.

Aktori i famshëm po qëndron në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe po trajtohet.

Pas gjendjes së rëndë me infektimin me koronavirus, për aktorin u kërkuan mbi 50 antitrupa, nga vullnetarët e grupeve të gjakut A pozitiv dhe negativ, të cilët e kanë kaluar virusin.

Ishte e bija e tij dhe këngëtarja e njohur Adelina Thaçi, e cila kërkojë nga vullnetarët për dhurimin e plazmës, e cila pas pak orësh u siguruar.

Së fundi, vet Adelina ka publikuar një fotografi nga QKUK-ja, ku shfaqet me maskë dhe doreza, teksa tregon për gjendjen e aktori.

“Gjendja e babait ka përmirësime, por ai është ende në luftë sy më sy me covidin. Unë po bëj apel, sepse me kalimin e kohës covidi është forcuar, kurse kujdesi jonë është dobësuar. Duhet ta keni kujdesin maksimal, jo të prisni të ju prek te më të dashurit tuaj. Është bërë kohë e gjatë, disa kanë ende dilema e shumë herë po e neglizhoni, krejt jemi lodhur, por a keni vetëdije kur në pyetje është jeta! Të gjithë atyre që janë në luftë, shërim sa më të shpejtë”, ka njoftuar këngëtarja.