Rajoni

PDK-ja vendos sot për çështjen e presidentit

Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës sot do të vendos përfundimisht për çështjen e presidentit.

Këtë e ka konfirmuar deputetja Ariana Musliu – Shoshi në një prononcim për GazetaBlic.

Ajo tha se do të jetë vendim i përbashkët i partisë dhe se sot pasdite do të konfirmohet gjithçka.

“Sot pasdite do të kemi takim me grupin parlamentar, ku edhe do të merret vendimi final i partisë për çështjen e presidentit”, tha Musliu – Shoshi për GazetaBlic.

Ndërkaq, sa i përket ndonjë mendimi personal, ajo tha se nuk do të ketë një të tillë.

“Jo. Vendimin do ta marrim bashkarisht”, tha ndër të tjera ajo.