Për zhbllokimin e ligjeve, “zgjidhja duhet të kërkohet në Kuvend”, vlerësuan Xhaferi dhe Zaevi
Para seancës së pyetjeve të deputetëve, është realizuar takimi i paralajmëruar, mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.
Në këtë takim, që për temë diskutimi kishte bllokadën e kuvendit, u konstatua se, për çdo çështje që ka të bëjë me Kuvendin, “zgjidhja duhet të kërkohet në Kuvend”, me çka përjashtohet mundësia e realizimit takimit të liderëve për zhbllokim të Kuvendit.
Gjithashtu, është vlerësuar se në Kuvend duhet të mbetet edhe debati mes grupeve parlamentare, ku edhe duhet të gjenden zgjidhjet për procedurat kuvendore.
“Debati parlamentar mbetet në Kuvend ndërmjet grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve të partive politike dhe këtu duhet të vazhdojë të gjendet zgjidhje adekuate për zgjidhjet procedurale për vazhdimin e punës së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, transmeton TV21.
Kjo siç sqarojnë nga Kuvendi, sepse janë institucion i qytetarëve.
Në Kuvend tashmë në procedurë kanë hyrë ligjet për pakot ekonomike, dhe në rrjedhë është seanca e pyetjeve të deputetëve./TV21