Pezullohen nga puna pesë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë: Dyshohen për dhënie dhe marrje të ryshfetit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka marrë vendim për pezullimin nga puna të pesë zyrtarëve në Ministrinë e Zhvillimit të Bujqësisë, nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
Gazeta Blic merr vesh nga burime brenda ministrisë që këta zyrtarë janë të dyshuar të kenë marrë ryshfet nga pozita e zyrtarëve civil në kuadër të Agjencisë të Zhvillimit të Bujqësisë (AZHB), që është në kuadër të ministrisë së Bujqësisë.
“Po, është e vërtetë që janë pezulluar nga puna pesë zyrtarë në AZhB, për shkak të marrjes dhe dhënie të ryshfetit”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.
Javë më parë, ishte ndërmarrë një aksion brenda Ministrisë së Bujqësisë, nga ana e Prokurorisë.
Aty ishin arrestuar shumë zyrtarë të ministrisë, nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit.
Në anën tjetër, edhe gjatë ditës së djeshme, ka pasur aksione ndaj ish-drejtorëve të Telekomit, të dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.