RajoniTop Lajme

Plas skandali në Shtëpinë e Verdhë, akuzohen Dick Marty, Karla del Ponte e Jose Baraybar (Video)

Shpërndaje

Avokati i njohur, Tomë Gashi ka thënë se është duke përgatitur kallëzim penal si dhe padi civile kundër senatorit zvicëran Dick Marty, ish- kryeprokurores Carla Del Ponte si dhe Jose Pablo Baraybar- kryesues i zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore në kuader të UNMIKU-t, pasi u autorizua nga Mersin Katuçit.

“Në cilesinë e avokatit dhe sipas autorizimit të z.Mersin Katuçi është duke u përgaditur kallezim penal si dhe padi civile kunder senatorit zvicran Dick Marty i cili kishte shkuar në menyrë klandestine, i maskuar në pronat dhe shtepinë e z.Mersin Katuçi, në fshatin Gurë Republika e Shqiperise, edhe pse në shtepinë e familjes Katuci nuk ishte gjet asnje prove per trafikim te organeve njerezore, Dick Marty e mashtroi-e vuri ne lajthim Keshillin e Evropes duke pretenduar se pjesetare te UÇK-se gjatë luftes dhe pas perfundimit të luftes, në shtepinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civil, shqiptar, serb, rom, në menyre të kunderligjshme, i kishin torturuar, i kishin vrare, dhe u kishin hequr organet trupore per trafikim nderkombetar”, ka shkruar Gashi.

Sipas Gashit, raporti i rrejshem i Dick Martyt vuri në lajthim Këshillin e Evropës i cili autorizoi prokurorin amerikan ne kuader të EULEX-it Clint Williamson që të hetoj këto pretendime, dhe 82 deputet e Republikes se Kosoves në gusht të vitit 2015, u vunë në lajthim pa e poseduar fare raportin e Clint Williamson, votuan Gjykaten Speciale, përcjell Syri.net Kosova.

Shkrimi i plotë

Në mbrojtje të vlerave kombëtare [????????]

Në mbrojtje te UÇK-së

Kundër Gjykates Speciale.

Në cilesinë e avokatit dhe sipas autorizimit të z.Mersin Katuçi është duke u përgaditur kallezim penal si dhe padi civile kunder senatorit zvicran Dick Marty i cili kishte shkuar në menyrë klandestine, i maskuar në pronat dhe shtepinë e z.Mersin Katuçi, në fshatin Gurë Republika e Shqiperise, edhe pse në shtepinë e familjes Katuci nuk ishte gjet asnje prove per trafikim te organeve njerezore, Dick Marty e mashtroi-e vuri ne lajthim Keshillin e Evropes duke pretenduar se pjesetare te UÇK-se gjatë luftes dhe pas perfundimit të luftes, në shtepinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civil, shqiptar, serb, rom, në menyre të kunderligjshme, i kishin torturuar, i kishin vrare, dhe u kishin hequr organet trupore per trafikim nderkombetar.

Kallezim penal dhe padi civile do te ushtrohet edhe kunder ish Kryeprokurores te Tribunalit te Hages znj.Carla Del Ponte, sepse ne librin e saj perdori te dhena të rrejshme per krimet e pretenduara te UÇK-se e qe ishte shfrytezuar nga Dick Marty per raportin e tij famëkeq.

Kallezim penal do te ushtrohet edhe kunder Jose Pablo Baraybar- kryesues i zyres per persona të zhdukur dhe mjekesi ligjore ne kuader te UNMIKU-t i cili poashtu ne menyre te pa autorizuar-klandestine kishte shkuar tek shtepia e familjes Katuçi, ne kerkim te provave per trafikim te organeve njerezore te cilat kurre nuk kishin ndodhur.

Raporti i rrejshem i Dick Martyt vuri ne lajthim Këshillin e Evropes i cili autorizoi prokurorin amerikan ne kuader të EULEX-it Clint Williamson qe të hetoj keto pretendine, dhe 82 deputet e Republikes se Kosoves në gusht të vitit 2015, u vunë në lajthim pa e poseduar fare raportin e Clint Williamson, votuan Gjykaten Speciale.

Raporti i Clint Williamson nuk vertetoi pretendimet e rrejshme te Dick Martyt.

Institucionet e Kosoves dhe të Shqiperise duhet të kerkojnë raportin e Prokurorit Clint Williamson, dhe meqenese në atë raport nuk janë vertetuar pretendimet dhe deklarimet e rrejshme të Dick Marty dhe me kete jane venë në lajthim deputetet e Kuvendit te Kosoves, kur votuan Gjykaten Speciale, atehere duhet qe te fillojne procedurat ligjore për zhberjen-anulimin e Gjykates Speciale të krijuar me shpifje dhe deklarime te rrejshme.

Është detyrë e Shqiperisë dhe e Kosoves qe ta dijnë të verteten dhe e verteta është se gjithqka ishte aranzhuar rrejshem nga Dick Marty, pasojat e të cilave janë Gjykata Speciale, eshte njollosur i gjithe kombi shqiptar me genjeshtra te Dick Martyt.

Është njollosur Kosova në veqanti dhe posaqërisht ish pjesetarët e UÇK.

Është obligim që e verteta të vie në vend, është obligim që të paditet Dick Marty dhe të tjeret për njollosje të kombit shqiptar të Kosoves, të pjesetareve të UÇK dhe të familjes Katuçi.

Ja qfarë thonë familja Katuçi, me datë 07.03.2021

-Dick Marty përgaditi nje raport dhe hodhi një akuzë perseri ndaj kesaj familje pa u bazuar ne asnje dokomuent.

Kontrolli ështe ushtruar në mënyrë të pa ligjshme pa asnje vendim prokurorie ne teritorin e shtepise sime. Ndoshta keto gjera shteti shqiptar i di por i mbanë shume sekret, këto ndoshta mund ti di ish prokurori Arben Dyla, dhe inspektori i policise se zones Astrit Perleshi.

Në keto rrethana Dick Marty ishte lejuar nga policia dhe një ish perfaqesues i parlamentit Shqiptar pa autorizim për kontrollë.

Dick Marty ishte në makine i maskuar, ne dhe gjithë zona i kemi zenë në prite, eshte njoftuar policia dhe prokuroria dhe i gjithe shteti shqiptare, menjehere ka ardhe policia dhe i ka nxjerre.

Mua me është pergaditë një procesverbal që kinse kam bllokuar autoritetet e huaja.

I kemi kerkuar shtetit shqiptar dhe gjithe botes drejtesi dhe çdo akuze qe mund te hidhet ndaj UÇK-së unë e deshmoj që ketu as ushtaret e UÇK-se as Kosovaret në këtë zonë nuk kanë kaluar dhe për këtë mbaj përgjegjësi ligjore deri ne fund.

Kërkoj të perballem siç perballet Hashim Thaçi dhe të tjeret në Hagë, për të vërtetuar një të pa vertetë qe është berë ndaj familjes sime.

-I pyetur se a ka ardhë Hose Pablo Baraybar në kuader te UNMIKUT dhe çka ka kerku ai ?

“Ka kerkuar nje shtepi me qera këtu kinse per rrugen e Arberit, ai ka ikur dhe te nesermen ka vazdhuar po te njejten internarë…”

Gjatë kontrollit që është berë kane dashur t’i zhfarosin eshtrat e banorëve të fshatit nga varezat.

Nuk e di pse shteti shqiptar i ka lejuar pa autorizim ?!

-A e keni pare Dick Martyn?

“ Po, pasi kemi debatu ai ka qene ne makine, ka dal perkthyesi e kam pyetur kush je ti, ai ka thene jam perkthyes dhe ul koken per mos me u pa. Na kapnin per krahu na thonin se do te ju qojme ne burg, ne i pyetnim pse, thonin se ne kemi blloku rrugen. Ne ate moment policia ka marre Vershin, Marsinin, vellaun e tij dhe nje nip tonin dhe i kane qu ne Polici.

Mua me kane kap per krahu policia e Burrelit.

Te huajt jane futur brenda me prokurorin me force, kane marre me prishe dyshemene, kane prish rrobat tona, dhe na kane nxjerr jashte ne ftohte, ishte shume ftohte, 4Shkurt.

Kane hedh kemikale edhe ne buke. Kane pyetur per disa njolla te gjakut i kam tregu qe kam lind femije dhe kemi pre mishin.Kane gjetur nje mbulese buke, me kane pyetur per cka e perdorni kete?”.

-Per sa kohe ju mbajten jashte shtepise?

-Per 10 ore.

-A ju dhane vertetim per bastisje ?

-Jo, na kane rrethu policia.

-A ju dhane ndonje raport te Dick Martyt apo prokurorit Clint Williamson?

-Jo, asgje.

-Pas 16 viteve a tentoi shteti shqiptar se paku te ju kerkoj falje qe i ka leju?

-Jo.

-Dick Marty ne menyre te rrejshme ka perpiluar nje raport kinse ne shtepine tuaj ka ndodhur trafikim i organeve njerezore. Ne 2015 u formua Gjykata Speciale, tani kemi 7 pjesetar te UÇK-se qe jane ne paraburgim ne Hage. A e dini qe eshte demtuar Kosova dhe UÇK-ja, a kerkoni qe kjo te zbardhet ?

-Po ne kerkojme nga drejtesia nderkombetare qe kjo te zbardhet perpos per UÇK dhe Kosoven edhe per familjen time.

-Ne te gjithe e dijme qe ketu nuk ka ndodhur asgje,a mendoni qe duhet ti padisim te gjithe ata?

-Po perpos tjerash edhe lufta e UÇK-se te dal e drejte.

-Te varrezat qe deshen me i zhvarrose, a reagoi u gjithe fshati apo vetem ju?

-Gjithe fshati.

-A nuk doli asnje avokat shqiptar gjate ketyre viteve dhe u desh te me angazhoni mua ?

-Është fati im dhe i familjes sime dhe nje nder per Kosoven qe nje avokat Kosovar mbron nje shqiptar…Avokatet shqiptar kane qene te gatshem oer kete veprin, mirepo shteti shqiptar nuk i ka dhene te drejte.

-Shteti i Shqiperise me gjithe keta kryeministea nder keto vite, asnjehere nuk tentoi qe ta bie drejtesine ne vend, te ushtroj padi?

-Nuk i di hallet e tyre si i kane pas, por nuk arriten ta zbardhin kete, as per shtetin e vet as per familjen time.Kjo pra eshte nje enderr e pa besueshme.

-A besoni qe Institucionet e Shqiperise duhet te angazhojne ekspert te caktuar per ngritje te padive per shkak te prishjes se imazhit tuaj dhe Kombit shqiptar apo mendoni qe kjo ka mbete vetem çeshtje private?

-Per 16 vite nuk e kane prishe terezine e tyre, hallet e mia nuk i kane zgjidh asnjehere, i kam trokite gjithe Institucioneve te shtetit shqiptar nga Kryeministei e deri tek Institucioni me i fundit i drejtesise, i kam edhe letrat çka me kane thene. Tani kjo pune ka ngel privatisht, shteti mua nuk me perfaqeson por nje avokat vella shqiptar.

A e keni takuar prokuroren Ina Rama?

-Jo, por kam disa shkresa nga ajo.

Si pronar te shtepise pasi çdo gje ishte e rrejshme a mendoni se do duhej te zhbehej Gjykata Speciale?

-Po, ajo është e pa drejte.

-A ka qene ndonjehere ndonje zyrtar i Republikes se Kosoves, ose pjesetar i UÇK-se per vizite?

-Asnjehere, as nuk ma ka permend askush emrin fare, askush nga Kosova pos ju.