Prej nesër rikthehen reshjet e borës
Moti nesër do të jetë i ftohtë dhe i ndryshueshëm me vr anësira dhe periudha me diell, ndërsa në vendet e larta dhe në vendet malore do të ketë reshje të borës.
Temperatura minimale do të jetë -5 gradë Celsius ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 14 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve nga Drejtoria Hidrometeorologjike, natën e së premtes, reshjet do të përhapen nga jugperëndimi, ndërsa në disa vende përfshi këtu edhe disa vende të ulëta do të ketë reshje të borës.
Temperaturat e mëngjesit deri të premten në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero, kurse më pas do të vijon ngritje e lehtë e temperaturave.
Nga e shtuna, pritet një valë e re lagështie me reshje të forta shiu, ndërsa në disa vendet më të larta priten reshje bore.