Presidenti bullgar mobilizon shërbimet e sigurisë për të mbrojtur bullgarët në Maqedoni
Ndërmarrja me kohë e masave për mbrojtje adekuate të drejtave të qytetarëve bullgarë jashtë vendit, kur ata sulmohen vetëm për shkak të përkatësisë etnike, ka qenë një nga çështjet e shqyrtuara nga presidenti Rumen Radev në takimin me udhëheqësit e shërbimeve të sigurisë.
“Shkak për takimin është letra e pranuar në kabinetin presidencial nga Qendra për kulturë “Ivan Mihaillov”-Manastir, si dhe sinjalet e bashkëkombasve tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, për lëndime të shpeshta të drejtave të tyre vetëm për shkak të faktik se identifikohen si bullgarë etnikë”, kanë thënë nga kabineti i presidentit Radev, transmeton Tv21.
Në takim ka marë pjesë edhe nënkryetarja Iliana Jotova.