Qeveria: Nuk ka shtyerje, regjistrimi do të mbahet!
Regjitrimi i popullsisë do të mbahet dhe për këtë garancë është protokolli i rreptë i cili po respektohet, dhe paralelisht me këtë edhe trajnimi adekuat i regjistruesve dhe ekipeve të regjistrimit.
Ky është konstatimi i zëdhënësit të qeverisë Dushko Arsovski i cili deklaroi se regjistruesit do të mbrohen, pasi i gjithë fokusi i qeverisë është në atë drejtim.
Në një konferencë për mediat në të cilën ka folur regjistrimin e ardhshëm të Popullsisë, Arsovski tha se të gjitha vendimet merren nga qeveria bazuar në konstatimin e Komisionit për Sëmundje Infektive i cili po shqyrtohet në Shtabin e Krizës.
Në pyetjen nëse vallë qeveria është duke shqyrtuar mundësinë për një ligj të ri me të cilin do të shtyhej regjistrimi, ai u përgjigj se të gjitha kapacitetet janë të përqëndruara në mbajtje të të njëjtit.
“Qytetarët por edhe regjistruesit do të jenë të mbrojtur.I gjithë përqëndrimi I qeverisë shkon në atë drejtim”, tha Arsovski.