Rama inspekton vaksinimin masiv në Lezhë, gjyshja: O ty të paçim gjithë jetën
Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka qenë i pranishëm në Lezhë ku ka parë nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, e ka informuar kryeministrin se në të gjithë Lezhës janë kryer 1500 vaksinime ndërsa ditën e sotme janë bërë në total 150 vaksina.
“Kemi një qendër të vaksinimit. Ka vijuar sot në mëngjes dhe janë vaksinuar mbi 150 të moshuar në total në Lezhë kemi 1500 të vaksinuar bashkë me mësuesit.” Ka thënë Manastirliu.
Ndërkohë banorët e kanë mirëpritur Ramën duk i uruar jetë të gjatë, pasi sipas tyre i ka shpëtuar nga covid-19.
Banorja: “O ty të paçim tan jetën. O Zot veç të mira tan jetën.”
Banori: “Na ke ardhur me gjithë vaksinë na shpëtove prej covidi.”
Banori: “Të paça”
Rama: Uluni se duhet të rrini ulur për disa çaste. Më shëndet. Uluni mos lëvizni.
Banorja: “Zoti ju ruajt”