Reagon Shpend Ahmeti pas i’u publikua fotografia në një veturë luksoze
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi që sot i është publikuar një fotografi ku ai shihet brenda një veture luksoze BMË X5, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebok, Ahmeti ka sqaruar fillimisht se makina e publikuar nuk është e tij por e një miku nga diaspora i cili ka ardhur që të votojë në Kosovë.
“Natyrisht se nuk kam ble e as që jam pronar i ndonjë makine të tillë. Lehtë e verifikueshme. E as nuk jam mshef. Foto në Kosovë. Kemi qenë me një mik timin nga diaspora i cili është me mu në makinë dhe i cili ka ardhur me votuar”.
Tutje ai është shprehur se natyrisht qe kohën e lirë e kalon me miq dhe familje, dhe se pasuria e tij nuk ka ndryshuar që nga koha kur e ka marrë nën drejtim komunën e Prishtinës.
Ahmeti më pas ka shpjeguar se shpenzimet e tij zyrtare janë më të ulëtat në krahasim me çdo kryetar komune në Kosovë.
Në fund, ai ka thënë se shpreson se i vjen mirë që nuk ka të drejtë që të hyp në makina të shtrenjta, por qytetarët le të jenë edhe me të tjerët politikanë kështu kërkues llogarish.