Maqedoni

Sela pozitiv në testin për COVID 19

Shpërndaje

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela para pak çastesh në një postim në facebook njofton për rezultatin e PCR testit për COVID 19, dhe ka dalë pozitiv, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i Selës:

Të dashur miq. Sot bëra PCR testin për COVID 19 dhe më duhet të ndaj me ju rezultatin e këtij testi. Është pozitiv.

Jam mirë, klinikisht pa ndonjë shqetësim, por protokollet mjeksore duhet respektuar prandaj më duhet të vetëizolohem për ca ditë. Respektoni masat, ruajeni veten dhe të tjerët…

I juaji Ziadin Sela.