Rajoni

Skandali i Ilir Metës merr vëmendjen e mediave në Kosovë, qytetarët kosovarë e kryqëzojnë: I smut psiqik, a s’të mjaftojnë çfarë vodhe

Shpërndaje

Kërcënimi, fyerjet dhe përplasja e paprecedentë fizike që Ilir Meta bëri sot ndaj Policisë Bashkiake në selinë e Partisë ‘Fryma e Re Demokratike’, ka bërë jehonë edhe në mediat kosovare.

Ajo që bie në sy në pasqyrimin e skandalit që krijoi sot Presidenti i vendit Ilir Met është regimi i qytetarëve kosovarë.

Po ti hedhësh një sy komenteve në rrjetet sociale të qytetarëve nga Kosova në lajmin e pamjeve të përplasjes së Ilir Metës vihet re se 100% e tyre janë kundër tij.

Në komentet e tyre ata e konsiderojnë Ilir Metën si të sëmurë psiqik, disa prej tyre i përmendin edhe vjedhjet dhe të tilla pamje nuk shihen as në Mongoli./Lexo.al