Maqedoni

Taravari: Ministri i shëndetësisë dhe zv.ministri duhet të japin dorëheqje

Shpërndaje

z.Ilir Hasani, ju bashkë me ministrin Filipçe duhej të jepni dorëheqje, dhe mos bëni analistin se nuk ju paguan populli për analist! Ju paguan për të ruajtur shëndetin publik, e ju po i vdisni çdo ditë, prandaj dorëhiqu që mos të vijë puna deri tek dorëzohu!

Qeveria juaj, ta kuptojë se s’po bën asgjë për shëndetin e qyetarëve. Qyetarët e këtij vendi po ikin në Sërbi sepse Qeveria juaj nuk po siguron vaksinën, dhe shteti ynë vazhdon të ngelet i pari në rajon me vdekshmëri nga kovidi, dhe shteti i fundit që nuk e ka siguruar vaksinën. Valën e pandemisë e ka shkaktuar mungesa e vaksinës dhe sitemi juaj shëndetësor. Vendet e tjera të Rajonit tani kanë mbaruar edhe me dozën e dytë të vaksinës, ndërsa ju as që keni filluar. Ju bashke me ministrin duhet të jepni dorëheqje si e thamë, e jo t’i gjykoni qytetarët pse po vdesin nga virusi!