Tërmet me magnitudë 7.0 në Japoni, pritet të ketë edhe cunami
Shteti i Japonisë është goditur nga një tërmet 7.0 magnitudë rihter këtë të shtune, afër zonës Miyagi
Autoritetet e atjeshme kanë deklaruar se kjo pjesë mund të preket edhe nga një cunami, transmeton Klan Kosova.
Televizioni lokal atje NHK ka raportuar se valët e para të cunamit atje kanë vetëm se janë parë menjëherë pasi ka ndodhur tërmeti.
Zyrtarët deri kanë thënë se akoma nuk kanë raport nëse ka të lënduar apo edhe dëme materiale, por deri tani dihet se të paktën 200 familje kanë mbetur pa energji elektrike, shkruan DW.