RajoniTop Lajme

Ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit, Balluku: Ditë e shënuar, jemi drejt fundit

Shpërndaje

Ditën e sotme në aeroportin e Kukësit është kryer testimi i uljes së avionëve duke ulur avionin e parë shumë pranë pistës. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se jemi vetëm një muaji nga fluturimi i parë duke theksuar se punët po ecin me ritme mjaft të shpejta.

“Sot jemi në aeroportin e Kukësit, vetëm një muaj nga fluturimi i parë. Punët kanë pasur një ecuri shumë të shpejtë. Sot është një ditë e veçantë pasi do të kemi një fluturim prove.

Duke nisur nga sot dhe në ditët në vijim do të ketë disa të tilla. Të qartësojmë edhe një gjë tjetër kur themi se avioni do të ulet shumë pranë pistës por nuk do të prekë tokën për shkak se në pistë ende punohet”, tha Balluku.