Ushtarët në Maqedoninë e Veriut me 45 vjet të largohen me kompensim 25000 euro
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot shfaqi shpresë se Kuvendi do të japë dritë jeshile që të hapet mundësia për ushtarët me 45 vjet të mbushur të largohen me kompensim deri në 25000 euro.
“Ndryshimet e Ligjit për të shërbyer në Armatë në lexim të parë në mënyrë unanime kaluan në Komisionin kuvendor të Mbrojtjes dhe të Komisionit Ligjdhënës juridik. Shpresoj se një orë më parë edhe Kuvendi do të japë dritë jeshile që të hapim mundësi për ushtarët me 45 vjet të largohen me kompensim deri në 25000 euro dhe t’i japim fund keqpërdorimit politik të Armatës”, theksoi Shekerinska në profilin e saj në Fejsbuk.