Vendos Vetëvendosje, ky person do të udhëheqë Kuvendin
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista e Vjosa Osmanit tashmë është në finalizim të ndarjes së posteve qeveritare dhe në legjislativ.
Indeksonline ka mësuar emrin e personit që do të jetë “shef” i Kuvendit të Kosovës.
Bëhet fjalë për Glauk Konjufcën, i cili këtë post e kishte “shijuar” për një kohë të shkurtër, më 26 dhjetor 2019.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që më 22 mars të konstituohet Kuvendi i ri.
Seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër dhe më i riu.
Në rend dite do të jenë:
1. Formimi i Komisionit per verifikimin e mandateve
2. Betimi i deputetëve
3. Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.