Zaev i përgjigjet Varhejit: Asnjëherë nuk mund të bisedojmë për identitetin dhe gjuhën maqedonase
Në Forumin ekonomik në Tiranë deklaratë ka mbajtur edhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Në fjalimin e tij, ai mes të tjerash ka dhënë përgjigje ndaj kërkesës së eurokomesarit për zgjerim, Oliver Varheji i cili paraprakisht, në po të njëjtin forum, kërkoi që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria sa më shpejtë të zgjidhin kontestin në mes vete.
Zaev deklaroi, se asnjëherë nuk mund të bisedojmë për atë se kush jemi dhe gjuhën maqedonase.
“Maqedonia e Veriu asnjëherë nuk ka pasur interes tjetër pos që me fqinjët e saj dhe të gjitha popujt në Evropë të ketë një raport të qetë dhe të denjë. Por të jam i qartë si kristali dhe ta përsëris edhe një herë qëndrimin e Qeverisë. Ne asnjëherë nuk do të lejojmë të bisedojmë për atë që nuk mund të bisedohet. Kurse ajo është kush jemi ne, cilat janë atributet tona identitare dhe cila është gjeneza e shtetësisë dhe gjuhës sonë”, tha Zaev mes të tjerash në paraqitjen e tij, transmeton TV21.
Në fjalimin e tij, ai ka deklaruar se si kryeministër e ka për detyrë të sjellë vendime të rëndësishme, të punojë në interes të qytetarëve, dhe të punojë për ardhmërinë më të ndritshme të cilën e kanë propozuar para 70 vjetësh themeluesit e Evropës së sotme.
“Pikërisht për këtë, para katër vjetësh, me fqinjët tanë ne i hapëm çështjet diplomatike më të hidhura dhe të njëjtat i mbyllëm me frymën e fqinjësisë së mirë, politikës bashkëkohore multilaterale dhe shpresës për rajon të bashkuar i cili hapëron guximshëm përpara. Para më shumë se një viti, ne kaluam para një procesi të ri, i cili e ridefinoi metodologjinë për negociata, por edhe u ndeshëm para çështjeve të reja joparimore dhe qëndrimeve burokratike të cilat nuk mundet dhe nuk guxojnë të jenë gur për të bllokuar prosperitetin e Maqedonisë së Veriut”, tha më tej Zaev.
Ndërkaq ka premtuar, se “vendi ynë do të jetë udhëkryq për shumë civilizime”, megjithatë ka shtuar, se “ekosistemi për politikë të balancuar është cenuar”, pasi siç thotë, “qytetarët nuk mund të vazhdojnë të jetojnë vetëm nga ideja”, ngaqë siç vlerësoi, “na duhet politikë e guximshme në aksion”./TV21