Zaev: Javën tjetër do të takohem me opozitën shqiptare
Kryeministri Zaev, për “TV21”, ka konfirmuar se javën tjetër do të takohet me opozitën shqiptare.
Zaev tha se do të takohet për të zgjidhur problemin e qytetarëve pa shtetësi.
“Po. Unë do të takohem me Aleancën dhe Alternativën javën tjetër për të zgjidhur problemin e qytetarëve pa shtetësi”, tha Zaev.
Kujtojmë që të hënën në Klubin e deputetëve do të takohen Zaev dhe Mickoski për të diskutuar për të gjitha temat jetike.