Maqedoni

Zaev: Luksemburgu është zë i rëndësishëm në KE për vendin tonë

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me ministrin e Financave Fatmir Besimi, në kuadër të vizitës së punës në Luksemburg, sot realizoi takim me Kryeministrin e këtij vendi Ksavier Betel. Në takimin me Betel, Kryeministri Zaev theksoi se Luksemburgu, si një prej përfaqësuesve më të zëshëm për zgjerimin e BE-së, është partner i afërt i Maqedonisë së Veriut dhe zë i rëndësishëm në Komisionin Evropian (KE) për vendin tonë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Kryeministri Betel në takim theksoi se pas të gjitha vendimeve të cilat i miratuan Kryeministri Zaev dhe Maqedonia e Veriut, ky shtet e meriton vendin në BE.