Zaev: Në takimin e sotëm biseduam për shtetësinë dhe jo për regjistrimin
“Ditëve në vazhdim do të punojmë intensivisht që të arrihet deri tek një zgjidhje e qëndrueshme sa i përket çështjes së shtetësisë. Në këtë mënyrë do të konfirmojmë të gjithë se jemi për zgjidhje të përhershme, dhe kjo të jetë në pajtim me rregullativat evropianë për shtetësinë”, tha Zaev, ndërkohë që i pyetur nëse gjatë takimit është biseduar edhe për çështjen e regjistrimit, ai u shpreh optimist se edhe Aleanca për Shqiptarët do të mbështes shtyrjen e regjistrimit, ndërkohë që nënvizoi se shtyrjen e regjistrimit e mbështesin më shumë se 2/3 e deputetëve dhe se ka edhe numrat për votimin me badenter.
“Në temën e regjistrimit sot nuk biseduam. Temë e bisedimeve të sotme ishte tema e shtetësisë, që ata qytetarët si të pajisen me shtetësi. Unë pres që Aleanca për Shqiptarët të jep mbështetje për regjistrimin. Kemi kontinuitet për regjistrimin e diasporës. Qëllimi jonë është që të gjithë të qëndrojmë prapa ligjit. Unë dje kam biseduar me partinë më të madhe opozitare dhe arritëm që të merremi vesh”, tha Zaev.