Afera “pasaporta për kriminelët”. Pse heshtë “Konstanta” e VMRO dhe LSDM e quajtur BDl?
Qeveria reformatore e LSDM-BDl, e mbështetur sëfundmi edhe nga Mickovski, shihet qartë sesi i lufton dukuritë devijante në vendin tonë, duke pasur parasysh mosfunksionimin e zinxhirit normal për luftë kundër krimit e korrupcionit.
Pra, në vend që prokuroria dhe gjyqësia të jenë të drejta e normale dhe policia të hetojë rastet dhe t’i ofroj prokurorisë fakte të mjaftueshme për arrestimin e grupeve të caktuara që merren me tregti të lëndëve narkotike, vrasje, krim e korrupsion, këtu tek ne ndodh e kundërta.
Duket qartë se në sistemin gjyqësor kemi gjykatës e prokurorë që janë në shërbim të bandave, parat e të cilëve kanë arritur në xhepat e gjykatësve dhe prokurorëve. Njëkohësisht, kemi njerëz në struktura të caktuara të policisë që gjithashtu për para të majme mbrojnë krimin, korrupsionin dhe tregtinë me lëndë narkotike, sepse kanë interesat e veta dhe i arsyetojnë ,,pagat” që i marrin nga këta që merren me veprime kriminale
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa apelojnë deri te faktori ndërkombëtar si BE, NATO dhe SHBA, që të bëjnë trysni në strukturat qeveritare, që lufta kundër krimit dhe korrupsionit, tregtisë së palejuar me narkotikë të fillojë nga kokat e policisë, prokurorisë e gjyqësisë, sepse mbështetja ose mbrojta e bandave vjen pikërisht nga njerëz të caktuar të pushtetit aktual. Pra, kokat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) janë vetë në krim e korrupsion, prandaj nuk mundet shteti edhe pse është anëtare e NATO-së ta pastron veten nga këto grupe që operojnë në shoqërinë tonë dhe bëjnë veprime kriminale, me çka e cenojnë sigurinë e qytetarëve të pafajshëm të vendit tonë.
Kjo që e themi ne dëshmohet qartë edhe nga fakti ku një pjesë e vetë policisë është e përzier në falsifikim dhe furnizim me shtetësi e pasaporta të qytetarëve të huaj, të cilët kanë fletëarreste ndërkombëtare dhe janë të dyshuar nga shtetet e tyre për vepra serioze kriminale.
Me të drejtë mundë të konstatojmë se MPB më lehtë i furnizon me pasaporta kriminelët, sepse ata paguajnë me para të majme, sesa qytetarët e vet që i plotësojnë kriteret për të marrë një të tillë.
Për Koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pak ka rëndësi nëse pasaportat janë dhënë në kohën e LSDM-së ashtu siç thotë Mickovski, ose në kohën e VMRO-së siç thotë Zaevi, por një gjë është e sigurt se BDl ka qenë aty gjatë gjithë kohës për t’ju dhënë pasaporta kriminelëve kurse shqiptarët i ka lënë pa shtetësi.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa