Maqedoni

Aziri: Ftojmë BDl-në që të mos bëhen pjesë e lojrave anti shqiptare

Shpërndaje

Përmes vazhdimit të gjendjes së krizës, Talat Xhaferi, SDSM, VMRO dhe BDl tentuan dhe ta kontrabandojnë ligjin për shtyerjen e regjistrimit. Ne vetëm ua dëshmuam se nuk jemi BDl, nuk mund të shtyhet regjiatrimi dhe as nuk tërheqim amendamentet derisa të zgjidhet përfundimisht problemi me shtetësinë. Sa më shpejtë e kuptoni këtë aq më mirë do të bëhet për të gjithë.

Ftojmë BDl-në që të mos bëhen pjesë e lojrave anti shqiptare. Nëse janë të shantazhuar dhe të detyruar të pranojnë edhe vendime më të rënda ju sigurojmë se do t’i mbrojmë si nga SDSM ashtu edhe nga VMRO-DPMNE, vetëm mos bëni pazare më të mëdhaja dhe më të dëmshme në kurriz të shqiptarëve.

Sa për regjistrimin, tema u mbyll. Sot regjistruesit duhet të dalin në terren dhe procesi mund të vazhdojë. Çdo vendim tjetër pas 1 prillit do të jetë si ai i vitit 2011 dhe më vonë kjo do të udhëhiqet si lënda “Regjistrimi 2”.