Rajoni

Basha uron Presidenten Vjosa Osmani: Qëndrojmë në krah të Kosovës

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin pasi u votua në Kuvend.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha thotë se Vjosa Osmani do të unifikojë të gjitha partitë politike në Kosovë në interes të vendit.

Nga ana tjetër, Basha ka shprehur mbështetjen e tij dhe të Partisë Demokratike ndaj të gjitha sfidave me të cilat përballet Kosova.

“Urimet më të përzemërta Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës. Jam i bindur se Presidentja Osmani do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës për të adresuar drejt sfidat që vendi ka përpara, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, antarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë dhe progresin drejt integrimit euroatlantik. Si përherë, sot dhe nesër në qeverisje të vendit, PD dhe unë qëndrojmë në krah të Kosovës, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve të saj, për ti përballuar së bashku të gjitha sfidat e për të forcuar bashkëpunimin mes nesh në dobi të zhvillimit dhe mirëqënies së qytetarëve tanë. Punë të mbarë Presidente Osmani”, thotë kryedemokrati Lulzim Basha.