RajoniTop Lajme

“Bllokuan vaksinat”, Rama: Pse hesht Basha? Meta e Berisha morën peng Rinasin

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama teksa ishte në Dropull, gjatë fjalës së tij është ndalur edhe një herë tek bllokimi i fluturimeve në Aeroportin “Nënë Tereza” për shkak të bojkotimit të kontrollorëve ajror të AlbControl.

Ashtu si ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kundër Presidentit Ilir Meta duke thënë se ata të dy janë skenaristët e këtij bllokimi.

Sipas Ramës, për shkak të bllokimit është humbur ngarkesa e vaksinave që priteshin të mbërrinin dje në Rinas. Më tej kryeministri është shprehur se tashmë do u duhet edhe 1 javë ose 10 ditë që të marrin ngarkesën e vaksinave, dhe sipas tij Ilir Meta dhe Sali Berisha qëndrojnë pas ‘pengmarrjes’ së aeroportit.

‘Jo më larg se dje u bllokua Aeroporti i vendit, u bllokuar ardhja e vaksinave dhe e gjithë nata ka qenë një natë pa gjumë për të luftuar që ta mbanim sasinë e vaksinave që priste aty për të ardhur sepse menjëherë mund të shkonte në një shtet tjetër. Nuk është një pazar që ti i thua ma mbaj mallin. Luftë për të mbajtur sasinë dhe mos të shkonte dikur tjetër dhe pastaj të prisnim 10 ditë duke pritur ribërjen e gati të porosisë, 1 jave pa vaksina . Pse, sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë aty mbrapa derës gati për tu futur në shtëpinë e secilit dhe për ta bërë rrumpallë, një sulm çmendurak i organizuar për të kthyer kaosin, duke marrë peng aeroportin duke bllokuar një aktivitet jetik të vendit, duke bllokuar mjera shqiptare, duke ndaluar edhe të vdekurit që të vinin dhe të varroseshin këtu. Duke ndaluar edhe paratë e bankave. Unë kam pas dje mesazhe dhe një mesazh nga një qytetar nga Vlora me thoshte kam gruan me tumor, kam nesër në mëngjes takimin e radhës me mjekët, po humba takimin duhet të pres një muaj. Një plan i ndërtuar me ditë duke menduar se ne do të kapeshim gafil, duke pasur parasysh që kontrollorët e ajrit janë një strukturë shumë e posaçme në ë gjithë botën dhe nuk zv. kollaj, duke zgjedhur këtë moment që deri në 25 prill të mos vaksinohej asnjeri këtu të shpërthente një revoltë dëshpërimi, e kuptoni sa pak e ndan këtë vend nga rikthimi pas në të shkuarën. Nuk lënë dy gurë bashkë për ta rimarrë peng vendin, drejtësinë, shtetin dhe për të shkaktuar këtë. Ne nuk na kapën gafil.’– tha Rama.

Më tej Rama ka hedhur akuza edhe nga kreu të opozitës, Lulzim Basha duke i kërkuar shpjegime se pse hesht. Rama ka akuzuar Bashën si kukull të Berishës dhe të Ilir Metës.

“Kanë gjetur qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar, nuk jemi të rënë nga qielli, kemi bërë gabime plotë si çdo qeverisje, por ama një gjë është e sigurt që ne kemi treguar se jemi e vetmja forcë karakteri në politikën shqiptare, flasin për mandate, ne kemi pasur një mandat dhe një luftë, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, imagjino që të në gjente pandemia me spitalet e tyre, pas spitale, pa uniforma, s’merrje vesh kush ishte familjari, mjeku e kush infermieri, e flasin këta për shëndetësi, për Shqipëri, një çetë, Basha është një kukull, ku është çfarë mendon ai për bllokimin e këtij aktiviteti, për pengmarrjen e kullës së vrojtimit ajror, vetëm pak javë përpara stërvitjes ushtarake, si mund të bëhet Shqipëria lolo, kanë kaq vite që vetëm për këtë angazhohen dhe nëse do angazhoheshin kaq shumë sa janë angazhuar për të shpërndarë baltë në të gjithë Europën, kjo është e vërteta, Basha një kukull që u afrohet njerëzve me fytyrë të buzëqeshu që mendon se do e harrojnë njerëzit se sa herë ka prekur një punë ka bërë vetëm dëm, hesht dhe vijon takimet për vatrat e infektimeve. Një xhafer me një kostum nusërie. Nuk votohet Lulzim Basha, po Sali, Monika dhe Berisha, kjo është vizioni dhe qasja e tyre ndaj shteti që e trajtojnë si një plaçkë. Logjikë çetash, piratësh, sulm, sic sulmuan të gjithë Shqipërinë”, tha Rama. E.L/abcnews.al/