Rajoni

Donika Gërvalla: Pas ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet vjen ai për pasurinë e paligjshme!

Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla përmes një shkrimi në facebook ka thënë kishin premtuar që ligji i parë që do të miratohet në Kuvend është ai për votimin e mërgatës në ambasada dhe konsullata.Tutje Gërvalla theksoi se ligji i radhës do të jetë për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.“Shumë ligje të tjera do të vijojnë si rezultat i vullnetit të shprehur qytetar pêr ndryshim më 14 shkurt. Ndryshimi duke ndejtur dhe duke pritur nuk vjen. Nevojiten hapa të shpejtë dhe të guximshëm.Zgjedhja e Presidentes është çështje ditësh dhe po pritet me padurim nga të gjithë. Atë nuk mund ta ndalin lojërat destruktive me numra” shkruan Gërvalla në facebook.

Postimi i plotë:

Kemi premtuar që ligji i parë që do të miratohet gjatë mandatit tonë do të jetë ai që i mundëson mërgatës të votojë në ambasadat dhe konsullatat tona. Sot po fillojmë me hapat e parë në këtë drejtim.

Ligji i radhës do të jetë ai për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Shumë ligje të tjera do të vijojnë si rezultat i vullnetit të shprehur qytetar pêr ndryshim më 14 shkurt. Ndryshimi duke ndejtur dhe duke pritur nuk vjen. Nevojiten hapa të shpejtë dhe të guximshëm.

Zgjedhja e Presidentes është çështje ditësh dhe po pritet me padurim nga të gjithë. Atë nuk mund ta ndalin lojërat destruktive me numra.

Askush nuk ka të drejtë të injorojë vullnetin e shprehur të qytetarëve. Kemi shumë punë për të bërë!