MaqedoniTop Lajme

Efektet e pakove ekonomike, Zaevi dhe Besimi do t’i drejtohen publikut

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi sot do t’i drejtohen bashkërisht publikut të Maqedonisë së Veriut.

Do të tregojnë rezultatet e katër pakove ekonomike anti-krizës të cilat gjatë periudhës paraprake janë miratuar nga Qeveria, në lloj të subvencioneve ndaj kompanive private.

Ndihma ka pasur për qëllim të ruajë vendet e punës në sektorin privat dhe të ndihmojë kompanitë private në ballafaqimin e pasojave të shkaktuar nga mbyllja e biznesit, si masë mbrojtje nga Covid-19.

Paraqitja para publikut do të jetë në ora 11:00, ndërkaq Zaevi dhe Besimi do të shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe nga drejtori gjeneral i Bankës Zhvillimore, Kire Naumov.