Rajoni

Glauk Konjufca: I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën Vjosa Osmanit

Shpërndaje

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas inaugurimit të Vjosa Osmanit si Presidente e Republikës së Kosovës.Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se është i nderuar që sot ia ka dorëzuar Kushtetutën Osmanit.

“I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën e Republikës së Kosovës Presidentes znj. Vjosa Osmani-Sadriu me rastin e ceremonisë së pranimit të detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca.