RajoniTop Lajme

Hoxha thirri ezanin, Rama ndal fjalën dhe ulet në karrige: Stop një moment (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama po zhvillon mesditën e sotme një takim elektoral me të rinjtë në qytetin e Burrelit.

Gjatë diskutimit me të rinjtë, kreu i qeverisë ka ndërprerë fjalën sapo Hoxha ka nisur të thërrasë Ezanin në shenjë respekti. Ai u ka thënë të pranishëm se do heshtë tani dhe është ulur për të respektuar thirrjet e Ezanit.

“Stop për një moment”, tha kreu i qeverisë ndërkohë që po fliste dhe u ul në karrigen e tij. Më pas është ringritur dhe ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë muajin e Ramazanit.

“Përfitoj nga rasti që t’ia uroj nga këtu të gjithë besimtarëve myslimanë këtë muaj kaq të rëndësishëm për ta. Më vjen jashtëzakonisht mirë që fillimi i këtij muaji përkoi me një moment jashtëzakonisht optimist të luftës ndaj armikut të padukshëm dhe kështu u bë e mundur jo vetëm të shtyhet ora policore, por kështu bëhet e mundur që bashkë me përfundimin e muajit të Ramazanit ne të dalim në një tjetër nivel në luftën me armikun e padukshëm”, tha Rama.

Nga minuta 35.00