RajoniTop Lajme

Konjufca ia dorëzon detyrën presidentes Osmani

Shpërndaje

Kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmanit, të zgjedhur sot në këtë pozitë.

Glauk Konjfuca ka thënë këto fjalë gjatë aktit të dorëzimit.

“Kam nderin dhe përgjegjësinë që të ja dorëzoj detyrën Vjosa Osmani Sadriut. Ajo ka pasur përfaqësim të dinjitetshëm në të gjitha pozitat që ka pasur si deputete dhe ato tjerat”, tha ai.

“E dyta është një person që në angazhimin e vet politik ka qenë një mbrojtëse e vlerave dhe parimeve dhe një avokate e pakompromis e kombit shqiptar. Duke qenë se pozita e presidentit është pozita më e lartë shtetërore, e cila duhet ta përfaqësoj në tërësi popullin”.

“Nuk kam dyshim se këtë përgjegjësi do ta kryejë me nderin për popullin të cilin ajo përfaqëson ajo. Presidente urime detyra e re, unë si kryetar i Parlamentit pres bashkëpunim të mirë”, shtoi ai.