Rajoni

Kryemadhi i vë syrin “arit të zi”: Do kthejmë identitetin e industrisë dhe përpunimit të naftës në Fier

Shpërndaje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar ditën e sotme nga Fieri teksa ka zhvilluar një takim elektoral, se do të angazhohet që t’i kthejë identitetin industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së u bëri thirrje banorëve që të votojnë numrin 6, duke shtuar se duke votuar LSI ajo do t’ju ofroj shansin dhe mundësinë nëpërmjet grave dhe vajzave për ta zhvilluar qytetin e Fierit.

‘Unë sot do t’ju kërkoja që të votonit numrin 6 në 25 prill. Edhe Zotit 6 ditë iu deshën për ta krijuar njeriun, ditën e 7 bëri pushim. Edhe ne numrin 6 e kemi numrin e LSI dhe do ju kërkoja që secila nga ju të votonte shoqen, miken e saj që ka në atë listë. Sepse duke votuar LSI unë do dëshiroja që t’ju ofroja shansin dhe mundësinë nëpërmjet grave dhe vajzave tona për ta zhvilluar qytetin e Fierit.

Shumë prej jush kanë të lidhura me arsimin e shumë prej jush, burrat tuaj i kanë të lidhura me sistemin e naftës. Në fakt me Kejdin, kemi lëvizur dhe me kandidatët e tjerë në gjithë qarkun Fierit, sidomos në zonën e Patosit, Mallakastrës, Roskovecit, rreth e qark Fierit dhe përveç problemeve të bujqësisë që kanë fermerët në zonat bujqësore, një nga problemet më të mëdha është për qytetet e vogla çështja e naftëtarëve.

Ju e dini shumë mirë që vëllezërit tuaj, bashkëshortët tuaj, kanë luftuar për statusin e naftëtarit dhe e dini shumë mirë se sot një naftëtar, jo vetëm që nuk arrin dot, të marrë statusin e tij dhe të shpërblehet me një pension të mirë, por përkundrazi tallen me ta, i gënjejnë, i mashtrojnë, i sorollasin. Ju e dini shumë mirë që pjesa më e madhe e juaj i keni shkolluar fëmijët për të qenë inxhinierë nafte, kimist, sepse kishte vetëm një industri që mund të zhvillohej në Fier. Ishte industria e rënë, industria e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

Dhe ju sot e dini shumë mirë që naftën nuk e nxjerrin shqiptarët. Nuk përpunohet asnjë litër naftë sot në qarkun e Fierit, por përkundrazi e gjithë nafta, pasuria e juaj, ikën jashtë dhe të gjithë konsumojmë naftë importi, për të cilën e gjithë valuta shqiptare po përsëri ikën jashtë. Po kjo çdo të thotë, do të thotë varfëri për familjet fierake, do të thotë punëtorë që punojnë në sistemin e naftës të papaguar.

Do të thotë çmim nafte më të lartë për ju që keni biznese, për ju që lëvizni dhe do të thotë çmim naftë më të lartë për vëllezërit motrat tuaj, që punojnë në bujqësie. E pra unë angazhohem këtu si nënë, si vajzë, jo si vajzë Fierake sepse nuk do më lërë Kejdi por si një motër dhe shoqe e juaj, që në do të kthejmë identitetin e industrisë të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. Të pakushtëzuar nga askush tjetër sepse nafta e gjithë qarkut të Fierit që mban buxhetin e shtetit. Që mban të gjithë zonën e qarkut të Fierit apo dhe atë pjesë të Beratit apo dhe të Vlorës.’- tha Kryemadhi.