Ky është dokumenti i kërkesës së Vetëvendosjes për të tërhequr Ligjin për Zgjedhje
Vetëvendosje është tërhequr nga kërkesa e saj për ndryshime në Ligjin për Zgjedhje për t’i hapur rrugë prezencës së deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të bërë kuorumin për zgjedhjen e presidentit.
Ky veprim vjen pas ultimatumit që LDK-ja i kishte vënë VV-së në mënyrë që të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Osmanit presidente.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari. Ajo ka thënë se tërheqja është bërë siç ka kërkuar LDK-ja.
Ju sjellim draft-dokumentin e plotë të tërheqjes së këti Ligji.