Liburn Aliu ia anulon tenderin 44 milionë eurosh ish-ministrit të LDK-së
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu, ka anuluar tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024.
Ky tender i hapur javëve të fundit nga ish-ministri Arban Abrashi kap vlerën rreth 44 milionë euro.
Data e vendimit mbi anulimin e procedurës është 14 prill.
Arsyeja e anulimit është ankesa e disa kompanive aplikuese për diskriminim.