LVV-ja kërkon që seanca për zgjedhjen e Presidentit të mbahet sot në ora 18:00
Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që seanca për zgjedhjen e Presidentit të mbahet sonte në ora 18:00.
Kështu merr vesh “Gazeta Blic” nga burime të saj brenda këtij subjekti politik.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme u mbajt edhe një seancë e jashtëzkonshme për të kaluar nismëm për ndryshimin të Ligjit për Zgjedhje e iniciuar nga LVV-ja.
Kjo nismë nuk arrit të kalohet në Kuvend ndërsa sot LVV-ja u tërhoq përkohisht prej kësaj Projektligji, përcjell Gazeta Blic.
Pas tentativës për votimin e këtij Ligji, Lidhja Demokratike e Kosovës kërcënoi se nuk do të marrë pjesë në votim e Presidentit, pa hequr dorë VV-ja nga ky ligj.
Pas takimit të Kryeministrit Kurti dhe Pretendentes për Presidente, Vjosa Osmani me kryeparlamentarin Konjufca, ata u tërhoqën për një kohë të pacaktuar nga kjo iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.