Rajoni

Mbërrijnë më shumë se 22 mijë doza “Pfizer” në Shqipëri

Shpërndaje

Një tjetër sasi dozash vaksine, kësaj radhe të kompanisë Pfizer, ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Lajmin e ka pohuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që ka shpërndarë edhe të dhënat për sasinë.

“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave Pfizer, që do të lëvrohen deri në 20 prill. Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv”, ishin fjalët e kryeministrit në profilin e tij zyrtar të Facebook.