MaqedoniTop Lajme

Ministri Besimi: Ekonomia është e qëndrueshme, masat qeveritare po japin rezultate

Shpërndaje

Ekonomia është e qëndrueshme, masat qeveritare po japin rezultate

Zhvillimet pozitive në ekonomi mund të shihen më së miri përmes plotësimit të buxhetit në tremujorin e parë:

Të ardhurat totale u rritën me 4.4% krahasuar me periudhën e para krizës

Të hyrat tatimore dhe kontributet 5% rritje;

Tatimet 6,2% rritje, nga të cilat :

TVSH-ja 11,4%;

Tatimi mbi fitimin 5%;

Detyrimet e importit 10,4%;

Tatimi mbi të ardhurat personale 0,8%;

Kontributet 3,3% rritje;

Zbatimi total i katër pakove të masave është 82% ose 860 milion euro:

Pakoja e I 90.1% realizim

Pakoja e II 100% realizim

Pakoja e III 75.4% realizim

Pakoja e IV 72.7% realizim

Masat ekonomike përmirësuan rezultatin ekonomik me 4.2 pikë përqindje;

Nëse masat nuk do të ishin marrë, rënia e konsumit privat gjatë krizës do të ishte gati i dyfishuar.

Ne gjithashtu kemi krijuar Planin për financimin e rritjes së përshpejtuar – dokument i ri strategjik, i cili duke gjetur mekanizma dhe burime të reja të financimit do të stimulojë rritjen ekonomike, por gjithashtu do të ndikojë në konsolidimin fiskal, pra reduktimin e deficitit dhe stabilizimin e borxhit publik.

Rezultatet e pritura janë:

Përshpejtimi i dyfishtë i rritjes ekonomike nga 2.5% në 5% në periudhën afatmesme

Ruajtja e nivelit të borxhit publik dhe deficitit buxhetor brenda kriterit të Mastrihtit

Rritja e investimeve publike dhe private

Rritja e numrit të vendeve të punës