Ora policore do të fillojë nga ora 20.00 në Maqedoninë e Veriut?!
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë, duke filluar nga ora 13:00.
Në këtë seancë, pritet të sillet vendimi për zgjatjen e orës policore në vend.
Gjegjësisht, nga ora 22:00, ora policore të fillojë në ora 20:00.
Gjithashtu, siç mëson TV21 nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, pritet të shqyrtohet edhe propozimi që pjesërisht të ketë mbyllje të kafeneve.
Mësohet, gjithashtu, se në ora 14:00 pritet të mbahet konferencë për epilogun e seancës së sotme.