Pacolli: S’jam i mbushur me urrejtje, i lumtur që kontribuova në zgjedhjen e presidentit
Deputeti Behgjet Pacolli, ka shkruar se është i lumtur që ishte në gjendje të kontribuonte në votimin e presidentes së Kosovës.
Ai ka shkruar në Facebook se ai nuk njeri i mbushur me urrejtje apo hakmarrje.
“Unë jam dhe mbetem konstruktiv dhe i hapur. Unë gjithmonë do të respektoj vullnetin e qytetarëve! Unë do të qëndroj pas teje, Urime Zonja Presidente”, ka shkruar ai.