Maqedoni

“Pasaportat e bosëve”, arrestohen nëntë policë

Shpërndaje

Nëntë nëpunës të MPB-së kanë qenë pjesë e aferës “Mafia”. Ata janë pjesë e rrjetit për të cilin ekzistojnë dyshime se kanë falsifikuar pasaporta dhe letërnjoftime që më pas ua kanë ndarë anëtarëve të nëntokës së vendeve Ballkanike. Nga policia vetëm konfirmojnë se po zhvillohet aksion i policisë, ndërsa hollësi paralajmërojnë për më vonë. Skandalin një ditë një brifing me gazetarët e zbardhi VMRO-DPMNE-ja dhe sipas dokumenteve të kësaj partie, njëri nga krerët e mafias turke, Sedat Peker, ka pasaportë dhe letërnjoftim të Maqedonisë, me emër, Xhadin Ademovski. Sipas këtyre dokumenteve ai jeton në rrugën Qemal Sejfulla numër 22/1 në lagjen Çair, ndërsa sipas listës së zgjedhësve ai ka të drejtë vote. Megjithatë, ndërtesa në të cilën pretendohet se jeton Sedat Peker, nuk mundet të gjendet, për çka policia duhet të japë detaje-nëse bëhet fjalë për adresë fiktive ose për ndonjë person tjetër.

Policia pati bastisje edhe në radhët e saj, më saktësisht në zyrat ku lëshohen dokumente udhëtimi dhe ato personale. Ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski akuzoi se nëntoka nga rajoni është në bashkëpunim të ngushtë me strukturat më të larta të vendit tonë.

“Një rast i tillë nuk mund të kishte ndodhur pa dijeninë e strukturave më të larta të qeverisë. Dhe nëse nuk e kanë ditur për këtë, atëherë ata ia kanë dorëzuar plotësisht pushtetin mafisë. Dhe kjo nuk duhet të përfundojë formalisht me deklaratë nga Ministria e Brendshme që arrestimet dhe rëniet e disa “kokave” të vogla dhe zyrtarëve… mos të na fyejnë inteligjencën tonë. Kjo nuk do të mundësohej pa dijeninë e strukturave më të larta qeveritare…- deklaroi Hristian Mickoski, lider i VMRO DPMNE.

Sipas asaj që një ditë më parë njoftuan nga VMRO-DPMNE-ja, rreth 200 kriminelë nga Ballkani, Amerika e Jugut dhe Azia kanë marrë dokumente nga Maqedonia. Midis tyre dyshohet se është kreu i klanit malazez i quajtur “shkaljarski klan”, Jovan Vukotiq, me identitet të rremë si Gjorgji Andonov, të lëshuar në SPB Shkup në vitin 2017./alsat/