Pendarovski: Pashkët dhe Bajramin për fat të keq, edhe këtë vit do t’i kalojmë nën frikë
Në takimin mes presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski dhe krerëve fetarë, është përfunduar, se festat si ajo e Pashkëve dhe e Ramazanit, do t’i kalojmë nën frikë, kjo për shkak të valës më të fuqishme në të cilën është duke kaluar vendi
Nga presidenca këshillojnë, se nëse besimtarët sërish vendosin t’i vizitojnë tempujt fetarë, këtë ta bëjnë duke respektuar masat anti-Covid.
“Festat e Pashkëve dhe të Ramazanit që vijnë edhe këtë vit, për fat të keq, do t’i kalojmë me ndjenjën e frikës. Me udhëheqësit e bashkësive fetare në vendin tonë, bashkërisht u dërgojmë mesazh qytetarëve tanë që të jenë të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm. Nëse sërish vendosin t’i vizitojnë tempujt fetarë, atë ta bëjnë duke i respektuar masat dhe protokollet për mbrojtje. Tani, në valën më të fuqishme të pandemisë së Covid-19, me të vërtetë më e rëndësishme është të mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e më të afërmve tanë”, njofton Pendarovski.