Rajoni

Ramush Haradinaj tregon nëse Albena Reshitaj ka marrë favore për votimin e Osmanit Presidente

Shpërndaje

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka folur në lidhje me votimin e Albena Reshitajt pro Vjosa osmanit Presidente.

I pytur se cilat janë arsyet që kanë dërgu Reshitajn në votimin e Osmanit dhe a ka marrë ajo favore, Haradinaj u përgjigj kështu.

“Nuk i kam krejt të qarta. Po ajo që dimë, është që ka ekzistu një mobilizim i madh nga LVV-ja  dhe Osmani me siguru ato vota. Por nuk është shku në rrugë poltike me u siguru votat. Nj deputet deklaroi se i është siguru posti i zëvendësministrit besoj edhe tjerëve i kanë premtu diçka. Pas zgjedhjes së Presidentit këta deputetë nuk i’u duhen ma”.

“Mendoj se është gabim i kujdo që e bën këtë. Eshtë një debat që tashmë ka kalu, ajo e  ka thënë vetë arsyen pse ka votu. Ata kanë provu edhe deputetë të tjerë me i bindë si Albana Bytyqi dhe kjo nuk është në rregull. Një parti politike e thërret në takim dhe ka mujt me u arrit një marrëveshje e parimeve sepse as AAK-ja ska dasht me dërgu vendin në zgjedhje” tha Harasinaj në Kanal 10 .