Rajoni

Shkrimi i deputetit Ardian Kastrati ngjall reagime të shumta, nis peticioni për shkarkimin e tij nga UP-ja

Shpërndaje

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka shkruar sonte një shkrim në Facebook, ku ka cituar shkrimtarin e njohur shqiptar, Faik Konica.

Kastrati, i cili është ligjerues në Universitetin e Prishtinës, pak pasi ishte zgjedhur Vjosa Osmani presidente, ka publikuar një shkrim satirik të Faik Konicës nga revista “Dielli”, në të cilën përqeshej figura e gruas.

“Në një shkrim të botuar në ‘Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, shkruhet në postimin e Kastratit, i cili pasi ngjalli reagime, e fshiu nga Facebook-u, raporton Zeri.info.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka thënë se është e papranushme që të merremi me dukjen e presidentes Vjosa Osmani, ndërsa ka thënë se ajo duhet të kritikohet për veprimet politike.

“Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike. Aty e para që do ta kritikoj do të jem unë vet. Ama, me u marrë me dukjen e Presidentes, me peshën, duhet të jetë tërësisht e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), ka kërkuar që të ndalohet gjuha seksiste e denigruese nga personat publikë, duke përmendur statusin e fundit të Kastratit.

” QKSGj e dënon ashpër një qasje të tillë dhe e konsideron tejet të rrezikshme mendësinë e figurave të tilla politike në përpjekjen për progres dhe drejtësi gjinore brenda sferës politike. Komentet e tilla seksiste, duhet të dënohen nga të gjithë ne, veçanërisht mediat dhe akterët politikë”, thuhet në reagimin e tyre.

Për gjuhën e deputetit të PDK-së, kanë reaguar edhe dy ministret e Qeverisë Kurti.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se gjuha e përdorur e Kastratit është skandaloze dhe e papranushme, ndërsa ka kërkuar regim dhe distanicim edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

“Është shumë shqetësuese në secilin rast, e duke ditur se i njëjti është profesor universitar e deputet është jo vetëm e papranueshme dhe e dënueshme, por duhet reagim i përgjithshëm dhe distancim edhe nga bashkëpunëtorët e tij.Kjo më s’ka të bëj me edukatën e tij, ky është problem më i madh dhe duhet shqyrtuar me seriozitet”, ka shkruar Nagavci.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se gjuha e përdorur e Kastratit në këtë rast është gjuhë e ulët, duke përmendur që përveç deputet ai është edhe profesor universitar.

“Kjo gjuhë flet shumeë peër mendeësineë qeë ka ky person dhe neë meënyreë teë natyrshme rrjedh pyetja se cëfareë roli mund të ketë ky person për qytetarët si përfaqësues dhe për studentët si profesor!”.

“Neë keëteë Republikeë qeë u la me gjak, peër lirineë peër teë cileën edhe grateë e vajzat luftuan, ku ka edhe teë tilla gra qeë dhaneë jeteën, nuk ka vend peër seksisteë e mizogjeneë qeë fyejneë gra teë fuqishme e teë zonja veteëm pse ata veteë janeë teë pafuqisheëm.Kjo gjuheë e deputetit teë Republikeës soneë keërkon reagim e dënim. As keëtij personi dhe askujt tjeteër nuk do duhej t’ja lejonim ta keqpeërdornin hapeësireën publike për t’na fyer e sharë”, ka shkruar Haxhiu.

Edhe Agron Demi nga Instituti GAP, ka kritikuar gjuhën e Kastratit, ndërsa ka thënë se nuk është hera e parë që një deputet përdor gjuhë të tillë ndaj oponentëve politikë.

“Ky është deputet, profesor në Universitetin e Prishtinës edhe analist i rregullt në televizionin publik.Për dy dekada ka ekzistu ky trekëndësh PDK-UP-RTK, ku njerëz si ky janë avancu nga njerëzit e PDK brenda UP, janë promovu përmes RTK, e janë kthy në bazë duke ja kthy borxhin partisë dhe në krejt këtë proces nuk kanë mbërri aspak me fsheh primitivizmin, injorancën, seksizmin.Për PDK-në ky është rregull, ngase nuk është deputeti i parë që përdorë këso gjuhe ndaj oponenteve politike”, ka shkruar Demi.

Nga qytetarë tjerë ka nisur një thirrje me kërkesë për ta larguar Kastratin edhe nga UP-ja, ndërsa ka nisur edhe një peticion online për shkarkimin e tij.

“Pas shkrimit ofendues të Prof. Ardian Kastratit ndaj gruas dhe vajzave, kerkojmë nga Rektorati i UP-së të largoj urgjentisht nga stafi akademik profesorin në fjalë”, thuhet në kërkesen e peticionit./Zëri