MaqedoniTop Lajme

Sot seanca për regjistrimin dhe Kodin Zgjedhor

Shpërndaje

Për sot është caktuar seanca e Komisioni juridik-ligjvënës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në të cilën duhet të shqyrtohet Ligji për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Siç ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi gjatë ditës së djeshme, pasi të marrë raportin e Komisionit, do të caktojë seancën plenare për të dy ligjet, transmeton TV21.

Nga ana tjetër, opozita shqiptare nuk ka ndryshuar qëndrim, është kundër miratimit të këtij ligji, pasi nuk duan shtyrje të regjistrimit. ASH-AAA kishin propozuar edhe amendamente kundër shtyrjes së regjistrimit, por të njëjtat u refuzuan në seancën e Komisionit për çështje evropiane.