Xhaferi i nervozuar: Çfarë nëse vjen Aliu apo Izeti, seanca nuk thirret pa pasur kuorum
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është shprehur i revoltuar për mungesën e kuorumit në Kuvend. Duke u thënë deputetëve se do të merrni procedurale të gjithë, ai tha “se ka një thënie popullore”. Ndërkaq dy herë porositi fjalinë: “Gjyshja gënjen, por trapi jo”.
Më pastaj, ai tregoi se tre deputetë janë në izolim për shkak të Covid-19, transmeton TV21.
Duke u treguar deputetëve se është e padrejtë kjo që po bëhet, tha se 3 muaj e kanë mbajtur peng.
“Unë vlerësoj se kur duhet të vazhdojë seanca. Ju kam thënë, se unë nuk jam politikanë fejsbuku, por se shkoj me procedurë. Ju mbroj 4 vjet para publikut”.
Ndërkaq përfundoi, se ai nuk do të thirr seancë derisa nuk ka kuorum.
“Çfarë nëse vjen edhe Alia apo Izeti. Nuk ka vazhdim pa pasur kuorum”, tha Xhaferi