Zaev jep lajmin e madh: ‘Lidli’ gjerman po vjen në Maqedoni do punësojë 28.000 njerëz
Kryeministri Zaev jep lajmin e mire ne rrjetin social facebook shkruan:
“Lidl” po vjen në Maqedoninë Veriore! Investimi i ndërmarrjes gjermane është një stimul i ri për ekonominë e vendit. Në takimin me menaxhmentin e “Lidl” u prezantuan planet e kompanisë, e cila do të realizojë investimin e saj të parë në Maqedoninë Veriore duke ndërtuar qendrën e vet moderne të logjistikës që do të ketë të gjitha certifikatat ndërkombëtare të “Lidl” dhe do të shërbejë si një qendra e furnizimit për tregjet zinxhir.
Mbi 200 investitorë gjermanë punësojnë më shumë se 28,000 njerëz në Maqedoni. E rëndësishme eshte të vazhdojmë të rrisim bashkëpunimin me FR Germany, e cila është partneri ynë i parë tregtar.
Investimet e reja kanë një rëndësi të madhe për vendin, në mënyrë që të rrisin furnizimin, vendet e reja të punës, si dhe të përmirësojnë ekonominë e përgjithshme.