Ziadin Sela ju bën apel të gjithë deputetëve shqiptarë pa dallim se cilës parti i takojnë!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në “Rruga Drejtë” në Alsat M përballë analistëve Xhelal Neziri, Bashkim Selmani, me temë diskutimi ligji për shtetësi, regjistrimi dhe aktualitete politike.
Ziadin Sela duke folur për propozim ndryshimin e ligjit për Regjistrimin që është në procedurë parlamentare dhe opozita shqiptare po bënë një betejë të ashpër politike për të penguar shtyrjen e regjistrimit i cili veç më ka filluar, ka thënë se tani ka ardhur momenti që të bien maskat, është mundësi që përmes mekanizmit të badenterit të bllokojmë shtyrjen e regjistrimit.
Sela u është drejtuar me apel deputetëve shqiptarë pa dallim përkatësisë partiake, Sela tha : Shfrytëzojë rastin që nga kjo studio të ju bëjë thirrje deputetëve shqiptarë që janë në Kuvendë, pavarësisht përkatësisë partiake që të bëhemi bashkë dhe të shfrytëzojmë mekanizmin e Badenterirët e të votojmë kundër Marrëveshjes Zaev-Mickovski dhe mos të lejojmë që të mbetet enigmë fati i qindra mijëra shqiptarëve mërgimtarë që veç më janë regjistruar- ka deklaruar Sela në “Rruga Drejtë”- Alsat M.