zv.Ministri i Kulturës Sulejmani priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, z.Fatos Reka
Zv.Ministri i Kulturës së bashku me Ministren Irena Stefoska, kanë pritur në takim ambasadorin e shqipërisë në Shkup z.Fatos Reka, Siç bën të ditur Sulejmani, në takim është biseduar për bashkëpunimin mes dy Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ja statusi i plotë.
Bashkë me ministren Irena Stefoska pritëm në takim Ambasadorin e Shqipërise në Shkup, z.Fatos Reka. Kornizë e bisedës sonë ishte bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i planit shumëpalësh përmes projektit afatgjatë “Biosfera Ndërkufitare Rezerve Ohër-Prespë” dhe përfshirjen në nismën e përbashkët të UNESCO-s dhe BE-së: “Drejt forcimit të menaxhimit të përbashkët ndërkufitar natyror dhe trashëgimisë kulturore të Rajonit të Ohrit”. Gjithashtu, e theksuam edhe rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për menaxhimin dhe mbrojtjen e rajonit Ohër-Strugë, përmes krijimit të Planit të Veprimit për menaxhimin e ndërsjellë mes dy shteteve.